Blerim Kuçi: Në krah të sektorit privat në kohë pandemie

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 13:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuci, së bashku me kryeministrin Hoti kanë vizituar dy kompani të mëdha eksportuese, “Eurometal” në Ferizaj dhe “Ferronikeli” në Drenas.

Bashkë me kryeministrin Hoti sot ishim në vizitë tek dy kompani të mëdha eksportuese. Në Ferizaj te “Eurometal” dhe në Drenas te “Ferronikeli”.

“Ju treguam për Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike, e cila po punohet nga Qeveria që bizneset të ruajnë kapacitetet e prodhimit dhe numrin e punëtorëve. Nga biznesmenët Njazi Musliu dhe Saimir Mane u informuam për gjendjen e kompanive, duke pranuar edhe kërkesat e tyre për ndihma dhe lehtësime. Ne do të punojmë që të zvogëlojmë edhe më tej efektin e pandemisë tek bizneset, edhe pse fatkeqësisht ato janë prekur jo pak”, ka thënë Kuci.

https://www.facebook.com/blerimkuciaak/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARBnjUO8RI67T3PUnRD10hHgcT4tQY1XwxmtiA4G1JzRbxSyRV4MZGV-azD4x9uuJ9ERLez3gXk5c_x2

Të ngjashme