Profesori Blerim Latifi ka komentuar zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK’së. Memli Krasniqi si kandidati i vetëm mori këtë rol. Thotë se Memli Krasniqi është i duhuri nga kjo parti për tu ballafaquar me kryeministrin Albin Kurti.
Latifi komentet i bëri në emisionin “Pressing” në T7.
“Kam menduar se në ditën e Konventës do të ketë një garë që së paku dy kandidatë do të garojnë për postin e kryetarit të PDK’së. Ne e pamë që Enver Hoxhaj në momentet e fundit u tërhoq. Si duket e ka vlerësu se nuk ka mbështetje në strukturat që e përbëjnë Konventën dhe nuk ka dashur që ta humbas atë garë. Për mendimin tim kjo mund të jetë arsyeja kryesore”, tha Latifi.
“Realisht mund të them se PDK në këtë rast nuk ka pasur shumë zgjedhje. Nuk ka pasur shumë alternativa për të zgjedhur kryetar të ri. Përveç Enverit ka mund të jetë edhe Vlora Çitaku por e cila si duket e ka vlerësu se nuk është momenti që t’i futet garës për kryetare duke pasur parasysh faktinq ë ajo ka një kohë të gjatë që është shkëput nga jeta partiake dhe realisht ka mbet vetëm Memli Krasniqi”, shtoi ai.
“Pse Memli Krasniqi? Për shkak se është ndoshta i vetmi në qat kryesinë e PDK’së, përjashto Hoxhajn dhe Çitakun që ka një retorikë të konsoliduar politike e cila ia mundëson që ai të ballafaqohet me pushtetin aktual dhe kryeministrin Kurti”, theksoi Latifi.