Blerim Latifi shpalos një dokument nga arkivi i tij i luftës së UÇK-së

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Filozofi Blerim Latifi është përfshirë në debatin e fundit për arkivat e luftës së UCK-së, temë kjo që ka marrë shumë reagime pas deklarimeve që dje ka bërë zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Latifi ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një fletë ku shihen disa shkrime që sipas Latifit datojnë nga lufta.

“Qe një fletë nga arkivi im i luftës. Qe edhe shpjegimi i akronimeve: P.A. dmth pushkë automatike

P.M.dmth pushko-mitrolez. A doni hala?”, ka shkruar ai.

Kjo temë që nga dje ka hasur në reagime nga opozita ndaj zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq, kanë reaguar edhe organizatat e dala nga lufta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme