Gëzon Kastrati nga rradhët e PSD-së në një postim të tij në Facebook, ka reaguar për mbajtjen ende në burg të Blerim Maqastena, nga shteti serb ku sipas tij po mbahet padrejtësisht dhe ende nga shteti i Kosovës nuk ka asnjë reagim.
Për më shumë shihni postimin e plotë:
Blerim Maqastena ende po mbahet ne burgun e Prokupljes ne Serbi.
Blerimi ka kerkuar 3 libra qe t’ia dergonin familjaret gjate vizites qe i bene para 2 ditesh.
Ne emer te kontrollit nese librat permbajne gjera te “papershtatshme” ato iu konfiskuan nga burgu duke i thene qe duhet verifikuar ne gjykate permbajtja e tyre. Nderkohe i kane thene qe meqe jane ne gjuhen shqipe ne nuk mund t’i verifikojme.
Shteti serb pervec qe e mbane nje qytetar te Kosoves padrejtesisht ne burg, nuk i lejon atij as libra per te lexuar ne gjuhen shqipe. Sherbim korrektues se jo mahi.
Nderkohe nga shteti i Kosoves asnje reagim zyrtar. Asnje reagim zyrtar as nga subjektet politike. As nga ata qe gjithe kohes jane thirre ne emer te qytetareve, e as nga ata qe kete e intensifikojne gjate zgjedhjeve/ shkruan Gëzon Kastrati