Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemajli, pas 13 vitesh do ta braktisë kombëtaren e shtetit zviceran në futboll.
Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti Xhemjali, në një intervistë për “Neue Zürcher Zeitung”, transmeton Klan Kosova.
Ai ka treguar se ka pranuar një telefonatë nga menaxheri Vladimir Petkovic i cili i ka thënë se më nuk do të jetë pjesë e skuadrës zvicerane.
“Për mua është e qartë se tashmë gjithçka është e kaluar. Nuk e di nëse do të pranoja të kthehem. Doja që gjithnjë të jem i rëndësishëm për ekipin”, ka thënë futbollisti Xhemajli.