Çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Afrona Dika, së fundmi kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi.
Dyshja kanë shkuar në Dubai, për të shijuar disa dita të ngrohta në këtë fillim-dimër.
Çifti të cilët do të martohen vitin e ardhshëm, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe nga ditët e mira që po kalojnë atje së bashku.
Ata janë befasuar edhe me dhurata të veçanta nga hoteli këtë mëngjes, ndërsa po relaksohen në prani të njëri-tjetrit.
Afrona ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi mjaft atraktive në bikini, duke joshur ndjekësit me fizikun e saj.
Blero ndërkohë ditë më parë publikoi këngën e tij më të fundit “Ishe si lule”, e cila gjithashtu u prit mirë nga fansat.
https://www.instagram.com/p/Bq-KxwSBl8s/?utm_source=ig_embed