Këngëtari i njohur, Blero Muharremi i njohur për publikun si Blero, së fundi ka qenë mjaftë i komentuar në mediat rozë.
Ka disa javë që në media u raportua se martesa e Bleros dhe Afronës ka përfunduar.
Sa i përket lajmeve në lidhje me ndarjen nga bashkëshortja e tij, Afrona Dika, Blero nuk ka dashur ta komentojë, duke thënë se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga Instagrami deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.
“Unë Instagramin im nuk e kam personal e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”- tha Blero.