Blero mbrëmjen e djeshme i dha fund aventurës në “Big Brother VIP Kosova 2”. Këngëtari thotë se ka patur një luftë të brendshme emocionale që kishte filluar disa ditë para daljes së tij.
Teksa u shpreh mirënjohës për këtë eksperiencë, këngëtari tha se me kohë e ka kuptuar se nuk mund të qëndrojë më gjatë në këtë format, ku sipas tij dashur pa dashur të kërkon të sillesh si një tjetër person në shumë situata.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Getinjon vitin e kaluar, i cili u larguar nga ‘Big Brother’ pas 44 ditësh. E pas kësaj ka reaguar edhe vet Getinjo duke komentuar në lajmin për largimin e Bleros.
“Getinjo nga Ali Express”, ka shkruar ai në një koment në “Facebook”.