Profilet sociale të Afrona Dikës janë të mbushura me foto nga më provokueset dhe për një modele si ajo mund të konsiderohen fare normale.
Por që nga koha kur Afrona është kthyer në Prishtinë për të jetuar bashkë me partnerin e saj, Blero Muharremi, lajmet për “profesionin” e saj të ri nuk kanë qenë të pakta. Pak javë më parë, mediat kosovare mësuan edhe se Afrona do të hapte një biznes të vetin në Prishtinë, por ende asgjë nuk është konfirmuar.
Tani që e ka gjithmonë pranë partneren, Blero, me siguri do të jetë mbështetës në çdo nismë të re që Afrona do të marrë e do të zgjedhë për të ardhmen. Madje, edhe nëse vendos të zgjedhë gazetarinë…
Duket se për këtë të fundit ka nisur provat. Nuk dihet nëse bukuroshja e njohur e ka vërtet me pasion punën e gazetares, po nga ky moment që Blero ka ndarë me miqtë e tij në Instagram, kështu duket.
Afrona ka marrë mikrofonin e gazetarit të Klan Kosovës, Vlorijan Halili, dhe po bën rolin e tij për pak minuta. Pasi Blero ndjek “provën” e partneres, mendon edhe se ajo është gazetarja me seksi në botë. Duke i uruar punën e re të dashurës së tij (është shaka?), Blero duket se po i pëlqen që Afrona të jetë gazetare. Apo ndoshta ngaqë, nëse kjo ndodh, ai nuk do ta gjejë emrin e tij aq shpesh në titujt rozë?