Që prej golit që shënoi për Shqipërinë në Kampionatin Evropian, Armando Sadiku është kthyer në një nga të preferuarit e tifozëve femra.
Sulmuesi i kombëtares, ndonëse ka pozuar shpesh në krah të bukurosheve të njohur, asnjëherë nuk ka bërë publike ndonjë prej lidhjeve të tij.
Megjithatë, këtë herë Sadiku është parë në shoqërinë e një bukurosheje kosovare. Bëhet fjalë për Blerona Zeqirin, apo siç njihet Blerona e 21-shit moderatore në TV kosovar.
Blerona ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale nga takimi me sulmuesin shqiptar, ndërsa nuk dihet nëse mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri por duhet thënë se të dy duken shumë të kënaqur.