Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës Blerta Deliu-Kodra ka thënë se u ndje shumë mirë në kompaninë “Fluidi”, falë mikpritjes së ngrohtë që iu bënë udhëheqës të kompanisë së madhe, që vjen nga Lugina e Preshevës por qendrën e ka në Gjilan.
Ajo tha se “Fluidin” e vizituan me kolegun Zijush Ahmeti, kandidat nga Lugina, në listën e PDK-së, i cili është vlerë e shtuar e familjes tonë politike.
Mbështetja për të në këto zgjedhje, është mbështetje për Luginën. Kur pamë nga afër prodhimin në ‘Fluidi’, kompani e cila sot ka mbi 260 punëtorë, u mahnitëm.
Madje, patëm kënaqësinë të shijonim edhe disa nga pijet që prodhoheshin me një përsosmëri. Lehtësira fiskale dhe ndihmesa të tjera për bizneset prodhuese, sidomos pas gjendjes me pandeminë, ka paraparë dhe prezantuar deri tani, PDK me #Rimëkëmbjen.
#Rimëkëmbje
#PDK#
EnverHoxhaj1#BlertaDeliuKodra9