Gjatë ditës së djeshme nëpër mediet sociale ka qarkulluar një video se gjoja Ambasadori William Wallker ka injoruar Hashim Thaçin, gjë të cilën e ka keqpërdorur një militant i Vetëvendosjes, Arsim Rama.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, e cila ka thënë se në përvjetorin e masakrës së Reçakut ka persona me synime të liga.
Deliu e ka quajtur aktivistin e VV’së, Arsim Rama si një manipulues i cili po dëshiron ta shtrembëron të vërtetën dhe ta pasqyron ngjarjen ashtu siç dëshiron atij i nevojitet.
Sipas saj mediet e zbuluan këtë dhe ‘rrena i doli në shesh’
Postimi i plotë nga Deliu:
Në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ka edhe të tillë që kanë synime fort të liga.
Dje gjatë gjithë ditës në mediat tona qarkulloi një video në të cilën shihej presidenti Thaçi dhe ish ambasadori Walker.
Një manipulues krejt i vogël, mundohet me e deformu komplet të vertetën dhe me e pasqyru ngjarjen ashtu si atij i duhej. Mediat nxorën pamjen e plotë dhe “rrena i doli në shesh”.
Krejt në fund, s’po mundem me e kuptu, çka i duhej një manipulim fort i gërrditshem si ky?!
Marre!