Blerta Deliu: PDK nuk ka vija të kuqe, preferojmë partitë e ish-opozitës

Prishtinë | 27 Dhj 2025 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Blerta Deliu, kandidatë për deputete ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka “vija të kuqe” kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me partitë e tjera dhe se gjithçka do të varet nga votat e qytetarëve.

“Nuk kemi vija të kuqe, PDK nuk i trajton qytetarët e ndarë, nuk kemi vija të kuqe sepse besoj se bashkëpunimi duhet të ndodh. Këtë duhet ta shohim nga numrat”, tha Deliu.

Ajo shtoi se preferencat e PDK-së janë të qarta dhe se partia e saj i konsideron si më të preferuar partitë e ish-opozitës.

Sipas Deliut, ata që kanë dëmtuar zhvillimin ekonomik, rendin kushtetues dhe mediat, është e vështirë t’i shohin si partnerë.

“Preferencat tona janë të qarta, sepse dikush që e ka degraduar zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve, rendin kushtetues, mediat, nuk ka shfaqur asnjë rezultat dhe është vështirë të shihet si partner”, tha Deliu.

Të ngjashme