Bletarët e komunës së Vushtrrisë edhe këtë vit do të subvencionohen me 4 euro për koshere.
Kështu bëhet e ditur përmes një postimi në Facebook, teksa kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka vizituar bletarin nga fshati Oshlan, Adnan Kajtazi.
Postimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pasditen e sotme e ka vizituar bletarin Adnan Kajtazi, nga fshati Oshlan.
Ai kultivon rreth 350 bletë dhe posedon 340 koshere. I njëjti ka qenë përfitues direkt i subvencioneve me 4 euro për koshere të bletëve.
Nga Oshlani, i pari i Vushtrrisë bëri të ditur se edhe këtë vit Komuna do të vazhdojë të subvencionojë me 4 euro kosheren.
Kryetari Idrizi, u shpreh se do të vazhdojë të jetë në mbështetje të bletarëve.