Bleu dy pushkë për ditëlindje, kush është 18-vjeçari që kreu masakrën në Teksas

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

18-vjeçari Salvador Ramos hapi zjarr dhe vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në shkollën fillore Robb në Uvalde në Teksas dhe më pas i riu u vra nga policia.

Sipas hetuesve vrasësi ka qëlluar fillimisht gjyshen e tij dhe më pas ka bërë një aksident automobilistik pranë shkollës fillore. Ai doli nga makina me një pushkë dhe një jelek antiplumb dhe hyri në ndërtesën e shkollës ku hapi zjarr në disa nga klasat.

Pak dihet për Ramos, por ai ishte një gjimnazist në zonë dhe pak para masakrës kontaktoi me një të panjohur në Instagram duke i thënë se kishte një sekret që donte ta tregonte: “Unë jam gati të …”. Megjithatë, ai nuk i ka rrëfyer as të dashurës se cili ishte gjesti i çmendur që kishte në mendje të cilin e përfundoi disa orë më vonë. Në llogarinë e tij në Instagram, vrasësi ka postuar një selfie dhe foto të armëve, mes të cilave një me dy pushkë. Nuk dihet nëse këto janë armët e përdorura për masakrën. Ajo që dihet është se djali ka blerë dy pushkë për ditëlindjen e tij të 18-të.

Të ngjashme