Paraditen e sotme gjykata e Shkodrës është vendosur nën masa të rrepta sigurie pasi pritet të jepet masa për Arsen Stojkun dhe Mislim Ramën, dy të rinjtë e dyshuar si bashkëpunëtorë të vrasjes së vëllezërve Bilali.
Të rinjtë janë transportuar për në gjykatë nën masa të forta sigurie.
Ata u arrestuan disa ditë më parë, ndërsa në kërkim u shpall Ibrahim Lici, i dyshuari kryesor për vrasjen e Astrit dhe Ibrahim Bilali të ndodhur rreth një muaj më parë në Shkodër.