Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, tregoi se ka folur mbrëmë me Ministrin e Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi, për të diskutuar për takimin e planifikuar mes presidentit Biden dhe atij të Kinës, Xi Jinping.
“Theksova gjithashtu interesin e SHBA-së për paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe masat për të mbrojtur furnizimin global me energji”, ka shkruar Blinken në Twitter, përcjell Klankosova.tv.