Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, tregoi se ka folur mbrëmë me Ministrin e Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi, për të diskutuar për takimin e planifikuar mes presidentit Biden dhe atij të Kinës, Xi Jinping.
“Theksova gjithashtu interesin e SHBA-së për paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe masat për të mbrojtur furnizimin global me energji”, ka shkruar Blinken në Twitter.
Last night I spoke with People’s Republic of China Foreign Minister Wang Yi to discuss preparations for @POTUS Biden’s meeting with President Xi. I also emphasized U.S. interest in peace and stability across the Taiwan Strait and measures to safeguard the global energy supply.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) November 14, 2021