Dje në Bruksel është mbajtur takimin i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.
Aty mori pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Ai foli rreth asaj se çka u diskutua në këtë takim.
Blinken tha se temë e diskutimit ishte Ballkani Perëndimor, dhe se si të ndihmohet kjo pjesë për një të ardhme euroatlantike.
Sekretar amerikan theksoi se “Aleanca e NATO-s është e bashkuar”.
“Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, shkroi ai në rrjetin social X transmeton Klankosova.tv