Blinken: ShBA do të vendosë me kujdes se kur do ta rihapë ambasadën në Kiev

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se ai dhe sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin morën një tren nga Polonia për në Kiev, ku takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai tha se delegacioni amerikan pa njerëz në rrugët e Kievit, duke treguar – thotë ai – se beteja për qytetin u fitua. Gjatë vizitës të së dielës, e cila ishte niveli më i lartë në Ukrainë nga zyrtarët amerikanë që nga pushtimi rus, ShBA njoftoi më shumë se 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën.

Departamenti i Shtetit tha gjithashtu se diplomatët amerikanë do të fillojnë të kthehen në Ukrainë këtë javë. Blinken thotë se ShBA do të vendosë qëllimisht dhe me kujdes se kur ta rihapë ambasadën në Kiev.

Të ngjashme