Bllokimi i Kuvendit “armë” e opozitës kundër Qeverisë

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Përmes bojkotimit të procesit të votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe projektligjeve të tjera në Kuvendin e Kosovës partitë opozitare, po synojnë rrëzimin e qeverisë aktuale si dhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme. Partia më e madhe opozitare, PDK-ja thotë se as mosvotimi i marrëvveshjeve ndërkombëtare nuk i bënë dëm Kosovës më shumë sesa qeveria aktuale teksa shton se zgjedhjet e reja janë mëse të nevojshme.

“Është metodologji kundër qeverisë. Ne shohim çdo ditë e më shumë rrezik qeverinë Kurti nëse qëndron në qeverisje e mazhorancë, prandaj kemi shfrytëzuar metodën e demokracisë të bojkotimit të votimit. Ata çdo ditë e më shumë kanë vështirësi në miratim të ligjeve… Kjo është njëri nga elementet që besojmë se do të ndikojë që qeveria të rrezohet dhe të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Sa më shumë që kjo qeveri qëndron në pushtet dhe udhëheqë me vendin atëherë ne si popull dhe si shtet do të dëmtohet më shumë sesa mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, prandaj është imediate të shkojmë në zgjedhje”

Qëndrim të njëjtë ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, shtron nevojën për një front të përbashkët opozitar kundër qeverisë aktuale.

“Eshtë një instrument politik opozitar që duhet ta trajtojmë seriozisht..Opozita duhet ta bëjë një front të përbashkët në qoftë …sa …froni i përbashkët opozitar është i nevojshëm mocioni është opsion i mire. Ka gatishmëri tek të dy partitë…Më i dëmshëm sesa mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është sanksionimi i Kosovës që po i bëhet nga SHBA dhe BE”.

Por partia në Pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i quan të gabuara veprimet opozitës. Deputeti, Arbër Rexhaj thotë se mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është humbje për qytetarët.

“Veprimet e opozitës për shkuarjen në zgjedhje janë veprime që janë legjitime por në situatën çfarë gjendet Kosova duke tentuar sundimin e ligjit në veri nuk mendoj se është gjëja më e duhur e mundshme sepse s’[po them që duhet të rreshtohen krah kryeministrit Kurti por krah Kosovës gjë që ata janë duke e bërë të kundërtën…Ata kane nisur të bashkëpunojnë edhe me Listen Srpska… gjë që për mua…. Opozita po bëhet destruktive s’ka një kauzë ose element duke u thirrur në antiamerikanizëm..por le ta provojnë le t’i bëjë numrat dhe ta shohim. Humbësit më të mëdhenj janë qytetarët…Marrëveshjet gjithmonë votohen me ndihmën e opozitës…është gabim është inate të opozitës të cilat po e dëmtojnë qytetarin e Kosovës”.

Për analistin politik, Arton Demhasaj, bllokimi i votimit në Kuvend nga partitë opozitare është presion për të deeskaluar situatën në veri të vendit. Sipas tij, opozita duhet t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Një ditë më parë Kuvendi i Kosovës dështoi t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare në seancën plenare si pasojë e mospjesëmarrjes së opozitës në votim për shkak të situatës së krijuar në vend.

Të ngjashme