Si pasojë e abuzimit të qytetarëve duke bërë hedhjen e mbeturinave të ndryshme në rrjet, vjen deri tek bllokimi i kanalizimeve.
Të nderuar konsumator, hedhja e mbeturinave të ndryshme në rrjet, në të shumtën e rasteve bën bllokimin e kanalizimit duke paraqitur probleme të shumta për kthimin e rrjetit në gjendje normale, gjegjësisht debllokimin e kanalizimit.
Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Gjakova” janë gjithmonë në teren në mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit si pastrimin e pusetave, zhbllokimin e kanalizimeve, ku me hedhjen e mbeturinave të ndryshme ky proces bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Apelojmë tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm në vetëdijesimin ndaj rrjetit të kanalizimit sepse problemet e shfaqura në rrjetin e kanalizimit reflektojne në kualitetin e jetës dhe mirëqenjes suaj.