Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka bllokuar 6.3 tonë mish të ngrirë që tregtohej në kushte të rënda higjeno-sanitare nga një biznes në qytetin e Korçës.
Sipas njoftimit për shtyp, mishi nuk kishte asnjë certifikatë sigurie dhe nuk shoqërohej me etiketë, duke përbërë një shkelje të rëndë të ligjit për sigurinë ushqimore, raporton TvKlan.
Autoritetet kanë bllokuar mishin dhe aktivitetin e pikës së shitjes dhe e kanë gjobitur subjektin me 600 mijë lekë gjobë.