Bllokohen punimet te “Xhamia e Llapit”, banorët kundër zvogëlimit të korsive

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Disa banorë dhe pronarë biznesesh në Prishtinë kanë bllokuar punimet që po zhvillohen në rrugën pranë “Xhamisë së Llapit”, duke vendosur makineri të rëndë në zonën ku po punohej, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët kanë thënë kushte anonimiteti, se vendimi për bllokimin e punimeve erdhi si reagim ndaj projektit të Komunës së Prishtinës, për të cilin pretendojnë se është marrë pa konsultim dhe pa një plan të qartë. Sipas tyre, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka vendosur që rruga të shndërrohet nga katër korsi në tri, me një korsi hyrëse nga drejtimi i Podujevës dhe dy korsi dalëse nga Prishtina.

Banorët dhe bizneset e zonës vlerësojnë se ky ndryshim do të ndikojë negativisht në veprimtarinë e tyre ekonomike, pasi, sipas tyre, do ta vështirësojë ose pamundësojë furnizimin e lokaleve që ndodhen përgjatë kësaj rruge.

Njëri prej banorëve të kësaj lagje tha kundërshtimi i tyre nuk është ndaj asfaltimit të rrugës, por ndaj  ngushtimit të saj.

“Me së shumti po dëmtohemi ne. Krejt jetën e kemi këtu. Na është thënë se punimet do të zgjasin pesë ditë, ndërsa sot është dita e parë dhe ende nuk ka përfunduar asgjë. Edhe ne po vijmë me karroca, po ju ndihmojmë, veç le të kryhen punimet. Llogariteni jetën e banorëve, as ambulanca nuk mundet me hy”, tha ai.

Ai shtoi se kundërshtimi i tyre nuk është ndaj asfaltimit të rrugës, por ndaj ngushtimit të saj.

“Problemi është me u shtru në asfalt, jo me u ngushtu rruga. Nëse ngushtohet, pengohet shkarkimi i mallrave dhe kjo rrugë nuk ka me funksionu ma”, u shpreh banori.

Të ngjashme