Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta presë me ceremoni shtetërore në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar të tij.
Përderisa Policia ka bllokuar njërin krah të rrugës “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i Mensës së Studentëve deri të ministria e Arsimit, raporton Ekonomia Online.
E bllokuar është edhe rruga “UÇK”, te “Qafa”.
Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti. Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.