Kalimi i Maurizio Sarrit te Juventusi ka ngecur pasi Chelsea raportohet se po kërkon të paguhet klauzola e largimit të trajnerit, prej 5.3 milionë funtesh.
Sipas “Sky” në Itali, Chelsea pret që Juve të paguajë klauzolën për 60-vjeçarin para se të lejojë rikthimin e tij në Itali.
Vetë Sarri ditë më parë pranoi se italianët s’mund të qëndrojnë gjatë larg shtëpisë.
Ai kishte njoftuar klubin se do të largohet së shpejti, pasi Chelsea fitoi Ligën e Evropës.