Bllokohet qarkullimi pas një vetaksidenti në rrugën Carralevë-Duhël

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar në një vetaksident të shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Duhël.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit.

“Si pasoj e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime dhe është në drejtim të emergjencës”.

“Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është i përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni.

Policia janë në vendngjarje dhe po merren me rastin.

Të ngjashme