Bllokohet transporti publik në Greqi, sindikatat në grevë

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 15:27 | Nga

Sindikatat e punës pezulluan të gjithë transportin publik në kryeqytetin grek, ndërsa shkollat shtetërore dhe spitalet publike u ballafaquan me ndërprerje. Kjo ka ardhur për shkak se këto sindikata kanë nisur grevën ndaj masave të mëtejshme të kërkuara nga kreditorët për t’u votuar në Parlament.

Reformat e reja përfshijnë kushte më të rrepta për sindikatat për të thirrur greva, përshpejtim të procesit të marrjes së pronës dhe kufizime mbi përfitimet familjare. Këto janë edhe ‘çelësi’ për Greqinë për të marrë fonde të mëtejshme të ndihmës.

Paketa pritet të miratohet të hënën vonë nga ligjvënësit, nga koalicioni qeverisës i majtë, edhe pse partitë e opozitës e kanë hedhur poshtë atë.

Sindikatat e punës mbyllën të gjithë transportin publik në kryeqytetin grek, ndërsa shkollat ​​shtetërore dhe spitalet publike u ballafaquan me ndërprerje pasi mësuesit dhe mjekët morën pjesë në ndërprerjet e punës.

Sindikatat po planifikojnë tre marshime të veçanta proteste në Athinën qendrore, duke filluar vetëm pas mesditës dhe duke kulmuar në mbrëmje.

Greqia përfundon programin e saj të ndihmës zyrtarisht në muajin gusht. Vendi është varur nga kreditë emergjente, tre programe të njëpasnjëshme shpëtimi të financuara kryesisht nga anëtarët e tjerë të eurozonës, që nga viti 2010, pasi humbi aftësinë për të mbledhur para në tregjet ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme