DJ Blunt dhe Real 1, pas një pauze të gjatë pritet që rikthehen me projekt të ri dhe album.
Dyshja janë pjesë e skenës muzikore për më shumë se 20 vite, teksa kanë sjell vazhdimisht projekte të reja muzikore dhe frymë të re në skenën shqiptare.
Pas suksesit të albumit “Tululu 2”, Express merr vesh se dyshja pritet që gjatë vitit 2021 të sjellin albumin tjetër të titulluar “Tululu 3” dhe në fillim të janarit një projekt të ri me videoklip.
Blunt dhe Real 1 kanë bashkëpunuar me një numër të madh të artistesh, teksa numërojnë dhjetëra hite.