Ju ose do ta doni, ose do ta urreni këtë veturë, por nuk do të mund ta injoroni, shkruan “Carwow”.
Dritat standard me LED duken të bukura, por blerësit mund të porosisin edhe drita me laser.
Në pjesën e brendshme, vetura duket shumë më pak kundërthënëse se në pjesën e jashtme. Seria 4 ka enterier pothuajse të njëjtë me Serinë 3. Enterieri është i ndërtuar mirë dhe ka materiale cilësore.
Seria 4 ka trup 23 milimetra më të gjerë se Seria 3 në pjesën e pasme dhe qendrën e gravitetit e ka për 21 centimetra më të ulët. Për këto arsye, Seria 4 do të duhej të ishte veturë më sportive gjatë vozitjes.
Duke qenë se BMW 4 Series Coupe është veturë me dy dyer, sigurisht se është më pak praktike se Seria 3. Futja në ulëset e pasme është mjaft e mundimshme dhe posa të vendoseni aty, hapësira te koka është mjaft e ngushtë.
Hapësira e bagazhit e ka të njëjtën madhësi si te gjenerata e kaluar, por e ka një formë më katrore, që do të duhej të ndikonte për ngarkim më të lehtë të objekteve.
Blerësit mund të zgjedhin mes dy motorëve 2.0 benzinë me 184 ose 258 kuaj-fuqi, një motori 3.0 benzinë me 374 kuaj-fuqi, ose mes tre motorëve me naftë të modeleve 420d, 430d ose M440d./GE