Anëtari i Bordit përgjegjës për zhvillim të BMW-së, Klaus Frehlih, theksoi se kompania bavareze nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga motorët me naftë, pas shpërthimit të aferës “Dieselgate” në Volkswagen, e cila është arsyeja pse shumë prodhues janë fokusuar në zhvillimin e benzinës dhe elektrifikimit.
Shembulli më i fundit është Porsche gjerman, i cili vendosi të largojë motorët me naftë nga makinat e tyre. Megjithatë, BMW nuk ka synime të ngjashme, por pretendon të ketë motorët me naftë më të mirë në ofertë.
Derisa motori dizel me katër dhe gjashtë cilindra tani për tani ka një të ardhme të sigurt, në pyetje vihet njësia më e fuqishme M550d Xdrive. Ky 3,0-litër quad-turbo konsiderohet dizeli më i fuqishëm me gjashtë cilindra në industri, por është i kërcënuar nga standardet gjithnjë e më të rrepta mjedisore.
BMW njoftoi se motori dizel mund të reduktohet në një zgjedhje të thjeshtë, dhe njësia 3.0-litra në vend të konfigurimit single, duo ose quad-turbo mund të qëndrojë në vetëm një të tillë.
Ndërkohë, BMW nuk ka vendosur ende nëse do të ofrojë një motor nafte në X5 në SHBA, pasi tani për tani është në dispozicion vetëm në benzinë Xdrive 40i dhe 50i Xdrive, ndërsa plug-in hibrid është duke u përgatitur për vitin 2021.