BMW vjen më modelin e ri X5 2019

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti gjerman i automobilave BMW, ka ardhur me gjeneratën e re të modelit shumë të suksesshëm X5, model ky që kësaj here vjen  me pamje të re, motorë të rinj dhe një paketë për terrenet e vështira.

Ndryshimet e dizajnit janë më delikate, por të gjitha së bashku kontribuojnë me një pamje më të avancuar krahasuar me paraardhësit e saj, përcjell KlanKosova.

Pjesa e përparme e BMW X5 2019 ruan dizajnin bazë me disa ndryshime të vogla. Modeli i ri ka fenerët standarde LED dhe llamba opsionale me laser.

Nëse e shikoni vështrimin e profilit anësor mund të vëreni së X5 i ri është rritur në madhësi. Ky model është 2.79 cm më i gjatë dhe 6.60 cm më i gjerë dhe pak më i ulët.

Në pjesën e pasme, ndryshimi i vetëm I këtij modeli është në dritat e pasme. Ato janë më të holla se më parë dhe nuk pengohen nga forma e karoserisë. Po ashtu modeli i ri ka ri-dizajnuar pjesën e bagazhit i cili këtë herë është më i ulët.

Sa i përket enterierit, ai duket i ngjashëm me paraardhësin e tij. Brendësia është ë dominuar nga një ekran “Touch Screen”.

Modeli i ri i X5 përmban sistemin operativ iDrive të gjeneratës së ardhshme të BMW-së . Në vend të butonave të vështirë fizik, që është një nga përparësitë që e dallojnë këtë model.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme