Boateng 6 javë pushim, rrezikon Botërorin

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 13:55 | Nga

Nuk ka mjaftuar humbja në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale me Real Madrid, por duket se skuadra bavareze nuk do të ketë as shërbimin e Jerome Boateng për sfidën e kthimit. Shtatlarti i mbrojtjes u largua dje në minutën e 34-t dhe stafi mjekësor dyshon se futbollisti ka mbyllur sezonin.

Mbrojtësi rrezikon 6 javë jashtë fushave. Me shumë siguri sezoni është mbyllur, ndërsa është në rrezik edhe prezenca e tij në Botëror.

Joachim Low do të bëjë të pamundur për ta patur në skuadër Boateng, por tërheqja muskulare e mbrojtësit është shumë e rëndë.

I njejti problem bëri që Boateng të mungojë nga muaji maj deri në shtator vitin e shkuar, ndërkohë edhe në 2016 për shkak të të njejtit problem muskular vuajti për 3 muaj.

Por duhet se edhe nëse koha e rikuperimit do të jetë 6 javë, Boateng rrezikon shumë prezencën në Botëror, teksa Gjermania starton më 17 qershor me Meksikën, për të vijuar në 23 me Suedinë dhe Korenë e Jugut më 27 qershor.

Ndërkohë në Mynih nuk i druhen vetëm dëmtimit, pasi disa herë Boateng ka qenë i lëkundur për të vijuar më tej karrierën me skuadrën bavareze dhe mundësitë e transferimit të tij janë të mëdha, përfshi Manchester City, Real Madrid, Barcelona dhe Chelsea, kështu që ndeshja me Real mund të konsiderohet edhe si e fundit me fanelën bavareze.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme