Xherdan Shaqiri ka “shpërthyer” sonte me një gol dhe asist në fitoren me përmbysje ndaj Marseille 2:1, në kuadër të javës së 14-të në Ligue 1.
Kështu, ai u shpall edhe futbollisti i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.1, shkruan Gazeta Express.
Goli i Shaqirit ishte speciale, pasi ai është i gjatë 1.69 metra dhe nuk është i prirur të shënojë gola me kokë.
Në lidhje me këtë, ka reaguar bashkëlojtari i tij, Jerome Boateng.
“Shaq a pashë ëndërr apo vërtet shënove me kokë?! Në Gjermani e quajmë Kopfballungeheuer”, shkroi Boateng në profilin e tij në Instagram.