Bobsleigh – Formula 1 në akull

?????????????????????????????????????????????????????????
Prishtinë | 14 Jan 2018 | 13:14 | Nga

Ka shumë arsye pse sporti i njohur si bobsleigh nganjëherë quhet edhe si Formula 1 në akull. Në Itali pothuajse të gjithë sajën e këtij sporti e shohin si bolid dhe kanë arsye të fortë për ta bërë këtë. Është edhe e shpejtë si bolidi i Formula 1.

Italianët janë optimistë për ekipin e tyre të bobsleighit. Në të vërtetë, ekipi i bobsleighit të Italisë e sheh sajën si bolid të Formula 1 edhe për shkak të modifikimeve që janë bërë vitet e fundit, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

I shkëlqyeshëm me ngjyrën e kuqe të Ferrarit dhe me një sërë sponsorësh ekiporë si Pirelli P-Zero të shtypur anash, sajat e bobsleighit të ekipit italian me shumë duken si vetura të garave.

Ferrari, skuderia më glamuroze dhe më e suksesshme në Formula 1, ka punuar me federatën italiane për të përgatitur një sajë të mirë për Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, që nisin muajin tjetër. Ekipi i bobsleighit të Italisë është i njohur edhe për pavarësinë që nga Komiteti Olimpik nacional, andaj edhe sponsorët i ka të veçantë, kryesisht nga bota e auto-moto sporteve.

Ish-rivali i skuderisë së Ferrarit, BMW-ja ka kohë që ka lidhur partneritet me ekipin e bobsleighit të SHBA-së, derisa McLareni prej LOD “Sochi 2014” është partner i ekipit të bobsleighit dhe skeletonit të Britanisë së Madhe.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme