Boca Juniorsi po synon transferimin e mesfushorit uruguaian Lucas Torreira. Mediumet e huaja kanë shkruar të enjten se Boca Juniorsi po planifikon së shpejti të nis bisedimet me Arsenalin për shërbimet e Torreiras.
Torreira para fillimit të këtij sezoni u huazua te Atletico Madridi dhe pritet të largohet përfundimisht nga Arsenali pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta. Boca është e gatshme që për Torreiran të shpenzojë rreth 20 milionë euro pasi edhe mesfushori ka shprehur interesim për t’u larguar nga futbolli evropian. 25-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te Sampdoria e Pescara. Këtë sezon, Torreira ka një gol e një asistim në 22 ndeshje në të gjitha garat.