Boeing duket gati të mposhtë rivalin european Airbus, për porositë e avionëve në vitin 2018, me një diferencë shumë të madhe, pasi përfundoi dy marrëveshje miliarda-dollarëshe Nigeria’s Green Africa Airways dhe Saudi Arabia.
Aeroplan-bërësi më i madh në botë ka pritur pothuajse 690 urdhra neto për prodhim aeroplanësh deri në fund të nëntorit, që është edhe muaji i fundit i plotë, i raportuar, duke tejkaluar 380 porosi totale të Airbusit.
Boeing dhe Airbus janë përfshirë në një garë të ashpër për shitjen dhe rinovimin e avionëve, për të shpëtuar si 737 MAX, ashtu edhe A320neo, me të dyja palët që kanë pretenduar cilësi superiore.