Politikani opozitar serb Boban Bogdanoviq, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, e ka krahasuar Listën Serbe me Hamasin.
Sipas Bogdanoviq, pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjdhjet në Kosovë, është e njëjta gjë sikur Hamasi të kandidonte për zgjedhje në Jerusalem.
“Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem. Është njësoj sikur Lista Serbe të shkojë në 🇽🇰 zgjedhjet! Ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme! Komuniteti serb do të jetë sërish në kthetrat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Bogdanoviq.
Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem
— Boban Bogdanović (@GenSecRespond) October 14, 2023
Është njësoj sikur Lista Serbe të shkojë në 🇽🇰 zgjedhjet!
Ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme!
Komuniteti serb do të jetë sërish në kthetrat e @avucic!!!