Saranda Bogujevci: Me LVV-në gjithçka është e mundshme!

Prishtinë | 17 Qer 2024 | 19:22 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shënimin e 19-vjetorit të LVV-së, Saranda Bogujevci, tha se është nder dhe krenari të qënit pjesë e VV-së, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, foli për rrugëtimin e saj me Vetëvendosjem dhe ndryshimet e synuara dhe të realizuara lehtë falë Lëvizjes.

“Lëvizja më ka mësuar shumë, ajo të mëson se gjithçka është e mundshme, të jep shumë e të bënë pjesë të saj në betejën për ndryshimin e vendit. Kur jemi bashkë dhe qëllimin e kemi të thjeshtë: t’i shërbejmë këtij populli gjithçka bëhet e mundshme, kjo të bënë krenare të jesh pjesë e Lëvizjes për ditë. Sot përveç se kujtojmë dhe festojmë angazhimin tonë, kujtojmë dhe nderojmë ata që s’janë më me ne e që na kanë mundësuar t’i shërbejmë vendit. Bashkë me aktivistet e aktivistët Lëvizja do të ketë një jetë të gjatë në shërbim të atdheut”, tha Bogujevci.

“Kemi pasur shumë sfida, si vend edhe si Lëvizje, por me rëndësi është se ia kemi dalë. Atë që e kam mësuar sa kam qenë pjesë e Lëvizjes është aktivizimi direkt në shërbim të vendit”, tha Bogujevci.

Të ngjashme