Boksierët kosovarë i fituan pesë medalje në Sarajevë

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës ka qenë e suksesshme në turneun ndërkombëtar të boksit, që u mbajt në Bosnje e Hercegovinë.

Boksierët kosovarë i fituan pesë medalje dhe një kupë në turneun “Mustafa Hajrulahovic Taljan”, i cili u mbajt në Sarajevë nga 22 deri më 27 shtator.

Në kategorinë 86 kilogramë, Taulant Jakupi e fitoi medaljen e artë dhe trofeun si boksieri teknik më i mirë.

Albulena Gubetini e fitoi po ashtu medaljen e artë në kategorinë 75 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Më pas, Loris Idrizi ishte i argjendtë në kategorinë 67 kilogramë.

Në kategorinë 63.5 kilogramë, Drilon Arifi e fitoi medaljen e bronztë.

I bronztë ishte edhe Patriot Behrami në kategorinë 71 kilogramë.

Selektori Besim Brahimi u nda i kënaqur me paraqitjen që e shfaqën boksierët kosovarë.

Duhet cekur se drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli.

Pjesëmarrës në këtë turne prestigjioz ishin 17 shtete me 116 boksierë.

Të ngjashme