Boksierët kosovarë në vlugun e përgatitjeve para turneut të parë kualifikues për Lojërat Olimpike Paris 2024

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Boksierët kosovarë, Donjeta Sadiku dhe vëllezërit Shpetim dhe Bashkim Bajoku, janë në vlugun e përgatitjeve para turneut të parë kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sadiku ndodhet në kampin ndërkombëtar në Assissi të Italisë, ndërsa dyshja Bajoku në Sofje të Bullgarisë.

“Shpenzimet e bursistëve olimpikë, Sadiku e Shpetim Bajoku, po i mbulon KOK-u”, thuhet në njoftim të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Turneu kualifikues nis më 2 mars dhe mbahet në Busto Arsizio të Italisë.

Të ngjashme