Boksieri amerikano-polak Adam Kownacki u rrah brutalisht nga Robert Helenius për herë të dytë në karrierë dhe do mund të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni plastik.
Boksieri i kategorisë së rëndë Adam Kownacki është paralajmëruar nga mjekët që të mos i fryjë hundës, pasi ka pësuar thyerje në kafkë gjatë humbjes kundër Robert Helenius.
Boksieri amerikano-polak u përballë me Robert Heleniusin të shtunën mbrëma në rimeçin e marsit 2020.
Pavarësisht se në të dy luftërave ishte futur në favorit, Kownacki u pësoi disfatë në të dyja, dhe atë me nokaute në rundet katër dhe gjashtë, përkatësisht.
Por Kownacki vuajti lëndime shumë më serioze në rimeç, pasi i është thyer ashti i syrit nga grushtet brutale e të pamëshirshme të Heleniusit.