Boksierja që po nderon Somalinë me çdo grusht të hedhur

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 17:11 | Nga

Ajo mburret për lodhjen, djersët ia pushtojnë ballin edhe pas përfundimit të stërvitjeve. Kjo është një rutinë për Ramla Ali. Këtë e bën dy herë në ditë dhe kështu gjashtë ditë në javë, qoftë në shteg apo në palestër. Kjo është ajo që i nevojitet për t’u bërë kampione e boksit dhe për këtë arsye nuk e shqetëson aspak boksieren Ali.

Në fakt, ajo gjithë këtë e shijon në maksimum, shkruan Koha Ditore.

“Është paksa një varësi”, shpjegon ajo. “Unë vetëm dua të stërvitem sa më shumë në mënyrë që të mund të fitoj një tjetër meç, kështu që për çdo ditë unë dua sa më shumë të lodhem me stërvitje”.

Dhe kjo ka qenë rutina e londinezes prejse ka fituar meçin e parë, si adoleshente: “Kur gjyqtari të çon dorën lart, është një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe pas fitores së parë, gjithnjë kërkon më shumë”.

Momenti i saj i madh erdhi në vitin 2016, kur megjithëse nuk i jepej asnjë shpresë, Ali fitoi titullin britanik në kategorinë e saj, deri në 54 kilogramë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme