Boksierja Donjeta Sadiku është eliminuar në xhiron e parë në kampionatin evropian U22 që po mbahet në Turgu Jiu të Rumanisë.
Sadiku në kategorinë deri 60 kilogramë, të dielën u mposht nga boksierja franceze Limuka Belina. Shpresat e Federatës së Boksit të Kosovës për medalje nga Sadiku ishin të mëdha, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në FBOXK vlerësojnë se i është bërë e padrejtë Sadikut nga gjyqtarët. Në këtë kampionat merr pjesë edhe boksieri Patriot Behrami, që garon në kategorinë deri 64 kilogramë.
Behrami do të boksojë kundër turkut Erdemir Turgulhan. Ky meç do të zhvillohet të hënën (sot). Pjesëmarrës në këtë kampionat, që ka nisur të shtunën dhe do të përfundojë më 2 prill, janë 212 boksierë nga 37 shtete të Evropës.