Bologna e ka refuzuar ofertën e parë të Mark Arnautovicit.
Gianluca Di Marzio ka raportuar se klubi anglez ofroi 8/9 milionë euro për reprezentuesin austriak, megjithatë oferta u refuzua nga klubi italian.
Sipas gazetarit italian, Bologna për momentin po i reziston presionit të “Djajve të Kuq” për Arnautovicin.
Oferta e parë u refuzua, teksa mbetet të shihet nëse Manchester United do të tentojë sërish transferimin e 33-vjeçarit.
Trajneri Erik ten Hag e njeh mirë sulmuesin dhe e dëshiron ribashkimin me të. Dyshja kishin punuar së bashku për tre sezone te Twente – nga 2006 deri më 2009.
Mark Aranutovic gjithashtu e njeh edhe futbollin anglez, pasi më herët ka luajtur te Stoke City e West Ham United.
Ndryshe, Arnautovic me Bolognan ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.