Boltoni po hetohet për zbulim të mundshëm të informatave të klasifikuara

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari për Siguri Nacionale i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është duke u hetuar për zbulimin e mundshëm të informacioneve të klasifikuara, në memoarin e tij të publikuar në qershor, shkruan agjencia BBC.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka iniciuar rast penal ndaj John Boltonit pasi dështoi të ndalonte publikimin e librit “The Room Where it Happened” (Dhoma ku ndodhi).

Bolton mohon akuzat.

Në libër, Trump përshkruhet si një president që është injorant ndaj fakteve gjeopolitike.

Bolton, që ka shërbyer si këshilltar i sigurisë nacionale i presidentit Trump në periudhën 2018-19, po ashtu ka thënë se vendimet e presidentit janë të shtyra nga dëshira për rizgjedhje.

Në kohën e publikimit, presidenti Trump, e bëri të qartë se dëshiron që ish-këshilltari i tij të persekutohet, duke e përshkruar atë si gënjeshtar.

Çështja do të përqendrohet në pretendimin e Boltonit se dorëshkrimi i tij ka kaluar nëpër rishikim të sigurisë nacionale para publikimit, dhe pretendimet nga kritikët se nuk e përfundoi rishikimin.

Një juri e madhe e thirrur nga Departamenti i Drejtësisë tash ka lëshuar zyrtarisht thirrje për shtëpinë botuese “Simon & Schuster” dhe “Agjencinë Javelin”, e cila e përfaqëson Boltonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme