10 persona kanë vdekur pas shpërthimnit të një bombe në një pikë kontrolli ushtarak të martën në ishullin jugor Filipine të Bazilanit.
Bomba vrau një ushtar, tre militantë pro-qeveritarë dhe disa civilë, tha ushtria e këtij vendi. Nëntë të tjerë, përfshirë pesë ushtarë, u plagosën.
Kolonel Mon Aldomovar, komandant i Batalionit të Tretë të Ranger Scout në zonë, tha se dyshon se grupi militant Abu Sayyaf qëndron pas sulmit, transmeton Klan Kosova.