Një bombë është gjetur në Veri, afër zyrave të Qeverisë së Kosovës të inauguruara sot nga Edita Tahiri, ministrja për Dialog.
Lajmin për Klan Kosovës, e ka konfirmuar edhe Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës,
“Është gjetur një granatë dore, të gjitha njësitet tashmë janë në vendin e ngjarjes”.
“Granata nuk ka shpërthyer, ndërsa është gjetur tek hotel “Sasha” afër zyrave që janë përuruar sot nga Qeveria e Kosovës”.
Hoti ka thënë se akoma nuk dihen rrethanat dhe se rreth kësaj çështjeje janë duke i kontrolluar edhe kamerat e sigurisë në atë zonë.