Mesushori i Milanit, Giacomo Bonaventura është afër transferimit te Lazio, njofton “Calciomercato” të mërkurën, transmeton Koha.net.
Kontrata e Bonaventuras me Milanin skadon në verën e këtij viti dhe 30-vjeçari pritet t’i bashkohet Lazios si lojtar i lirë.
Bonaventura këtë edicion ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka realizuar tre gola. Ai te Milani gjendet që nga vera e vitit 2014, kur kaloi nga Atalanta për shtatë milionë euro.