Qëndron apo largohet nga “Zonja e Vjeter” Cristiano Ronaldo? Dyshimet në lidhje me të ardhmen e “yllit” portugez janë rritur, sidomos për shkak të ecurisë së rezultateve të skuadrës bardhezi në këtë sezon. “Bookmakers”-at, në fakt, e kuotojnë me koeficient goxha të ulët lamtumirën e CR7. Sipas analistëve të “Sisal Matchpoint”, kush vë bast për largimin e portugezit nga Torino do të fitojë vetëm 65% të shumës së vënë (koeficienti 1.65). Një koeficient shumë më i ulët se i qëndrimit në Torino, që kuotohet 2.10.
Pasi mbeti thatë në ndeshjen e dytë të Kupës së Italisë kundër Interit dhe në angazhimet me Napolin dhe Porton, CR7 rrëmbeu skenën me dygolëshin që shënoi ndaj Crotones, që i dha kryesimin në listën e golashënuesve të Serisë A me një finalizim më shumë se Lukaku (18/17). Të dy sulmuesit, përsëri sipas analistëve, janë favoritët kryesorë për titullin e golashënuesit më të mirë: të dy kuotohen me koeficientn 2.
Kontrata e Portugezit (31 milionë euro në sezon) do të skadojë më 30 qershor 2022. Juventusi i Pirlos renditet 8 pikë pas Interit në Serisë A dhe duhet të përmbysë humbjen 2-1 ndaj Portos për t’u kualifikuar në çerekfinale të Championsit. Në lidhje me të ardhmen e Ronaldos, shumë mund të varet nga rezultatet e arritura nga ekipi në fund të sezonit. Kontrata e CR7 nuk është problem i vetëm në kampin juventin. Ekziston edhe çështja e “Dybala”, pasi edhe kontrata e “Joyas”|do të skadojë në vitin 2022.